Ballina Lajmet Kosovë Lot gëzimi në ditën e Bajramit

Lot gëzimi në ditën e Bajramit

Ndihmësi e bamirësi i shumë nevojtarëve në Kosovë, Halil Kastrati gjatë muajit të Ramazanit ka larguar trishtimin e shumë familjeve.

Kastrati u kthye nga diaspora me misionin e tij humanitar për të ndihmuar bashkëkombësit e tij në vendin më të varfër në Evropë, Kosovën.

Me Shoqatën e tij bamirëse “Jetimat e Ballkanit” ai ka fituar besimin e shumë njerëzve në Kosovë të cilët dhurojnë shuma të mëdha parash për familjet në nevojë.

Në fillim të muajit të Shenjtë të Ramazanit, Kastrati kishte premtuar ndërtimin e 100 shtëpive për familjet në nevojë, duke bërë që ditën e sotme të Fitër Bajramit këto familje ta presin jo më me lotë trishtimi, por me lotë gëzimi.

Kastrati ka premtuar, se deri në fund të vitit 2019, planifikojnë të finalizojnë ndërtimin e 800 shtëpive.


Exit mobile version