Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Lufta në Gaza/ Blinken, Abbas dhe ministrat arabë takohen në Riad

Lufta në Gaza/ Blinken, Abbas dhe ministrat arabë takohen në Riad

Kriza në Rripin e Gazës do të jetë në qendër të bisedimeve mes përfaqësuesve arabë dhe sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken, të cilat do të mbahen në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror (WEF) të planifikuar në Riad nesër dhe të hënën.

Këtë e bëri të ditur në një konferencë për media presidenti i WEF, Borge Brende, duke saktësuar se do të diskutohet edhe për krizën humanitare në enklavën palestineze.

“Ne kemi lojtarët kryesorë tani në Riad dhe shpresojmë që diskutimet mund të çojnë në një proces drejt paqes,” tha Brende.

Sipas presidentit të WEF, në mesin e liderëve që priten në kryeqytetin saudit, përveç Blinken, janë edhe presidenti i Autoritetit Kombëtar Palestinez (PNA), kryeministri dhe ministri i jashtëm i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al. Thani, Ministri i Jashtëm saudit, Faisal bin Farhan Al Saud, Princi i Kurorës së Omanit dhe përfaqësues të Bahreinit.

Ministri i Jashtëm egjiptian, Sameh Shoukry, do t’i informojë të pranishmit për negociatat në vazhdim për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve. /abcnews

Exit mobile version