Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Luftimet rifillojnë në Alepo pas dështimit të armëpushimit

Luftimet rifillojnë në Alepo pas dështimit të armëpushimit

Luftimet kanë rifilluar në qytetin sirian të Alepos, pasi armëpushimi i fundit u shemb, duke rritur shqetësimet se konflikti në Siri është ende larg përfundimit.

Ekspertët vlerësojnë se, ndonëse aktualisht nuk ka vullnet të gjerë as brenda Sirisë dhe as në arenën ndërkombëtare për një luftë të re në shkallë të gjerë, rreziku i përshkallëzimit të dhunës mbetet i lartë. Arsyeja kryesore është ngecja e procesit të integrimit të Forcave Demokratike Siriane (SDF) në strukturat shtetërore.

“Nuk mendoj se ka shumë interes ndërkombëtar për luftime të mëdha në këtë moment, veçanërisht nga ana e Shteteve të Bashkuara, dhe kjo mund të ndihmojë në uljen e tensioneve,” tha për Al Jazeera Aron Lund, studiues në Century International.

Megjithatë, ai theksoi se konflikti “është ende larg përfundimit”, pasi çështjet kryesore mbeten të pazgjidhura dhe asnjëra palë nuk është e gatshme të bëjë kompromis për çështje themelore. “Do të shohim përplasje të tjera,” paralajmëroi ai.

Sipas Lund, nëse situata nuk menagjohet me kujdes, ajo mund të nxisë ndërhyrje të huaja dhe të përkeqësojë më tej marrëdhëniet tashmë të tensionuara mes Izraelit dhe Turqisë. /mesazhi

Exit mobile version