Miq të çmuar, në vijim mund të lexoni, po patët durimin, një lutje të thellë dhe kuptimplotë të Myftiut të Durrësit, Mustafa ef. Varoshi, të bërë në prill të vitit 1944:
“Lus Zotin që, për hatër të Muhamedit (a.s.), t’i falë kombit shqiptar paqe, bashkim, vëllazërim, solidaritet, jetë të lumtur morale e materiale, pa dallime feje.”
Mesazhi i kësaj lutjeje merr një peshë të veçantë në fillim të muajit Rebiul-Evvel, muajit të lindjes së Muhamedit (a.s.), sidomos kur e shohim në dritën e gjendjes së popullit tonë sot.
Pas më shumë se tetë dekadash, fjalët e Myftiut Mustafa ef. Varoshi tingëllojnë ende si një porosi e fuqishme: paqe, bashkim, vëllazërim, solidaritet dhe mirësi, pa dallime feje.
Ndoshta më shumë se kurrë, kemi nevojë ta rikujtojmë këtë lutje dhe frymën e saj.
Ramadan Shkodra
