Ballina Lajmet Kosovë LVV dhe LDK arrijnë koalicion në Vushtrri, i pranishëm edhe Kurti

LVV dhe LDK arrijnë koalicion në Vushtrri, i pranishëm edhe Kurti

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për raundin e dytë të zgjedhjeve në Vushtrri.

Marrëveshja është nënshkruar nga kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, kandidatin e VV-së për Kryetar të kësaj komune, Sylejman Meholl.

Nga fotografitë që janë publikuar në media në këtë ngjarje ka qenë i papranishëm edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti njëherit kryetar i Vetëvendosjes.

Nga rezultatet preliminare, Vetëvendosje në këtë komunë është në balotazh me Partinë Demokratike të Kosovës.

Vetëvendosje ka lidhur koalicion me AAK-në në Fushë – Kosovë, ku në balotazh është me LDK.

Exit mobile version