Ballina Lajmet Kosovë Lypësit “pushtojnë” kryeqytetin kur vijnë mërgimtarët, Komuna hesht, policia jep detaje

Lypësit “pushtojnë” kryeqytetin kur vijnë mërgimtarët, Komuna hesht, policia jep detaje

Problemi i kërkim lëmoshës si dukuri mbetet ende e pranishme në qytetet e Republikës së Kosovës sidomos në qytetin e Prishtinës.

Mjafton një ecje apo një shëtitje me automjet dhe të shohësh që lypësit kanë ‘pushtuar’ rrugët e kryeqytetit. Vendi më i përshtatshëm për ata në këtë kohë janë semaforët, e sidomos ata në qendër përball Katedrales, shkruan lajmi.net.

Strategjia e fëmijët që pastrojnë xhamat e veturave në këtë pjesë është se ata nuk ndalen para veturave që kan tabela RKS, por vetëm atyre që janë me tabela të “jashtit”. Pastaj, kur në semafor ndezët drita kuqe, pastrim i xhamave nis pa e pyetur shoferin.

Kjo lë të kuptojmë, se numëri i lëmosh kërkuesve në rrugët e kryeqyteti, rritet dukshëm gjatë muajve të verës kur në vend vijnë mërgimtarët.

Mërgimtarët sa për t’i “hequr qafe” u dhurojnë para qofshin ato edhe cent sa për t’i larguar dhe bëjnë që dikush që qëndron prapa tyre të përfitojnë, e të tjerët t’ua shohin sherrin.

Lajmi.net ka provuar të kontaktoj me Drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Arbën Vitia, disa herë, për të pyetur se a ka ndërmarr Komuna e Prishtinës ndonjë veprim/vendim për të penguar lëmosh kërkuesit në rrugë, mirëpo ai nuk  e ka hapur telefonin.

Më pas, lajmi.net ka kontaktuat më zëdhënësin e policisë së Koosvës, Daut Hoxhën i cili dha informacione mbi këtë dukuri në vend. Ai tha, tha se fëmijët por edhe të rriturit të cilët kërkojnë lëmosh nuk janë vetëm shtetas të Kosovës, por një numër më i madh prej tyre janë shtetas të Shqipërisë.

“Personat që kërkojnë lëmosh konsiderohen pjesëtarët më të rrezikuar të shoqërisë siç janë: të miturit, të moshuarit, gratë e shoqëruara me fëmijë dhe kryesisht i takojnë minoriteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptas”, ka thënë ai.

Policia e Kosovës, thotë Hoxha në bashkëpunim me institucione tjera ka ndërmarr veprime ligjore për largimin e lypsarëve nga rruga ku janë organizua fushata të ndryshme, megjithatë kjo dukuri po vazhdon të jetë e diçka e zakontë.

“Policia e Kosovës, gjate periudhës se fundit ka identifikuar këtë numër të personave që kërkojnë lëmoshë: – në vitin 2016 janë identifikuar 465 persona, – në tre mujorin e parë të vitit 2017 janë identifikuar 66 persona”, deklaroi zëdhënësi i policisë.

Hoxha mes tjera tha, se “Policia e Kosovës, realizon Planin Operativ “Identifikimi i fëmijëve lëmosh-kërkues si viktima të mundshme të Trafikimit” Prishtinë,  më 05.07. 2017 Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore ka hartuar Planin Operativ “Identifikimi i fëmijëve lëmosh-kërkues si viktima të mundshme të Trafikimit” i cili është zbatuar në gjithë territorin e vendit.”

“Implementimi i këtij operacioni policor ka pasur qëllim identifikimin e viktimave të trafikimit dhe zvogëlimin e pranisë se fëmijëve lëmosh kërkues në rrugë”, theksoi ai më tutje.

Gjithashtu, Hoxha dha informacione se janë identifikuar 32 fëmijëve lëmoshë kërkues (20 shtetas të Kosovës dhe 12 shtetas të Shqipërisë), duke vazhduar, se janë identifikuar 21 lëmoshë-kërkues të moshës së rritur (15 shtetas të Kosovës dhe 6 shtetas të Shqipërisë), janë arrestuar katër persona.

“Plani Operativ është mbështetur edhe nga akterë tjerë relevant si: Gjykatat dhe Prokuroritë e rajoneve përkatëse,  Qendra për Pune Sociale,  Drejtoria për Migrim dhe te Huaj e PK-së. Gjate zbatimit të këtij plani operativ janë kryer këto veprime:- Janë identifikuar tridhjetë e dy fëmijëve lëmoshë kërkues (20 shtetas të Kosovës dhe 12 shtetas të Shqipërisë),-          Janë identifikuar njëzet e një lëmoshë-kërkues të moshës së rritur (15 shtetas të Kosovës dhe 6 shtetas të Shqipërisë),-       Janë arrestuar katër persona nën dyshimin e përfshirjes në veprën penale ,, Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës” dhe janë ngritur njëmbëdhjetë kallëzime penale mbështetur në po këtë vepër.  Shtetasit e huaj janë dërguar për procedure të mëtutjeshme në Drejtorinë për Migrimi dhe te Huaj që të vazhdojnë me veprime tjera bazuar në Ligjin për të Huaj”, tha Hoxhaj nga PK.

Exit mobile version