Ballina Arritje Teknologji Mac Studio i ri vjen me procesor M2 Max ose M2 Ultra

Mac Studio i ri vjen me procesor M2 Max ose M2 Ultra

Gjithashtu kompania pretendon se M2 Max mund të pasqyrojë videot në After Effects 50 përqind më shpejtë ndërsa zhvilluesit mund të kodojnë deri në 25 përqind më shpejtë në Xcode.

Apple prezantoi në konferencën WWDC 2023 gjeneratën e dytë të Mac Studio. Ky kompjuter pune dedikuar profesionistëve vjen me procesorin e ri M2 Max ose M2 Ultra dhe fillon nga 1999 dollarë.

Mac Studio i ri pozicionohet si një variant i fuqishëm desktop i Apple krahas Mac mini dhe Mac Pro. Varianti i përditësuar ka procesorin e ri M2 Max ose M2 Ultra me fuqi ekstra përballë proceseve më të vështira siç është editimi videove 8K, modelim 3D dhe prodhim muzike.

Apple thotë se M2 Max është 50 përqind më i shpejtë sesa gjenerata e parë në Mac Studio dhe katër më i fuqishëm sesa modeli 27-inç iMac me procesor Intel.

Gjithashtu kompania pretendon se M2 Max mund të pasqyrojë videot në After Effects 50 përqind më shpejtë ndërsa zhvilluesit mund të kodojnë deri në 25 përqind më shpejtë në Xcode.

Ka një procesor me 12 bërthama, grafikë me 38 bërthama dhe deri në 96GB memorie me bandwidth 400GB.

Ndërsa varianti M2 Ultra ka dyfishin e performancën së M2 Max. Mac Studio me procesorin M2 Ultra është deri në 3 herë më i shpejtë sesa varianti M1 Ultra nga 2022 dhe mund të performojë 6 herë më shpejtë sesa iMac 27-inç meprocesor Intel.

Mac Studio i ri ka portë HDMI me bandwidth më të lartë duke mbështetur rezolucione deri në 8K me 240Hz. Në praktikë Apple thotë se M2 Ultra mund të paraqesë video deri në 6 ekrane Pro Display XDR duke prodhuar 100 milionë pikselë.

Makineria vjen me Wi-Fi 6e dhe Bluetooth 5.3. fillon nga 1999 dollarë për versionin M2 Max dhe porositë mund të bëhen nga dita e sotme.

Exit mobile version