Ballina Kuriozitete Macja e festoi ditëlindjen e 32-të, pronarja: I bëra një tortë me...

Macja e festoi ditëlindjen e 32-të, pronarja: I bëra një tortë me salmon

Një kafshë shtëpiake që festoi ditëlindjen e saj të 32-të në Britani mund të jetë macja më e vjetër e gjallë në botë.

Lila Brissett, 71 vjeç, nga Norwich, Angli, tha se macja e saj, Rosie, ka lindur më 1 qershor 1991 dhe festoi ditëlindjen e saj të 32-të të enjten me një tortë me salmon të përgatitur nga një pronar lokal i një kafeneje macesh.

“I bëra një torte me salmonin dhe prita që të zgjohej në drekë dhe ta hante,” tha Brissett për Norëich Evening Neës.

Brissett e adoptoi Rosie-n kur ajo ishte vetëm një kotele dhe tha se macja ka qenë tek veterineri vetëm dy here, një herë për t’u sterilizuar në vitin 1991 dhe herën e dytë rreth pesë vjet më parë për t’u trajtuar për një kist.

Sakaq, Brissett tregoi se ajo ka qenë në kontakt me Rekordet Botërore Guinness për certifikimin e Rosie si macja më e vjetër që jeton. Mbajtësja aktuale e rekordeve, një bashkëbanuese e Anglisë e quajtur Flossie, ishte 26 vjeç e 316 ditë kur u certifikua në nëntor 2022.

Exit mobile version