Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Macron flet me presidentin iranian Pezeshkian, kërkon rikthimin në negociatat bërthamore

Macron flet me presidentin iranian Pezeshkian, kërkon rikthimin në negociatat bërthamore

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se ka zhvilluar një bisedë me homologun iranian, Masoud Pezeshkian, ku i ka bërë thirrje që “të rikthehet sa më shpejt në tryezën e negociatave për të arritur një marrëveshje” lidhur me programin bërthamor të Iranit.

Në një postim në rrjetin X, Macron theksoi se negociata është “rruga e vetme e qëndrueshme për uljen e tensioneve”.

“Programi bërthamor i Iranit është një shqetësim serioz dhe duhet të zgjidhet përmes negociatave,” tha ai.

Në dritën e “rrezikut serioz” për destabilizim rajonal, Macron tha se kishte kërkuar që qytetarët francezë dhe objektet diplomatike në Iran të mos bëhen shënjestër dhe u bëri thirrje palëve për “përmbajtje maksimale për të shmangur përshkallëzimin”.

Ai gjithashtu ka kërkuar lirimin e dy shtetasve francezë, Cécile Kohler dhe Jacques Paris, të cilët sipas tij janë “mbajtur peng nga regjimi iranian në kushte të papranueshme për më shumë se tre vjet”. /mesazhi

Exit mobile version