Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Macron: Franca dhe India nuk duan t’i nënshtrohen asnjë forme të hegjemonisë

Macron: Franca dhe India nuk duan t’i nënshtrohen asnjë forme të hegjemonisë

Presidenti francez Emmanuel Macron tha sot se së bashku me Indinë, nuk duan të “nënshtrohen ndaj asnjë forme të hegjemonisë”, duke theksuar besimin e tyre në sundimin e ligjit dhe parashikueshmërinë, transmeton Anadolu.

“Ne besojmë në një rrugë të tretë, në një Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur, në bashkëpunimin në teknologjinë dhe tregtinë e mbrojtjes dhe në vendosmërinë për të mos iu nënshtruar asnjë forme të hegjemonisë”, tha Macron në një konferencë për mediat me kryeministrin indian Narendra Modi, si pjesë e vizitës së tij tre-ditore në Indi.

Ai tha se ata “besojnë” në sundimin e ligjit, parashikueshmërinë dhe “multilateralizmin efektiv”.

Macron riafirmoi se marrëdhënia franko-indiane është “në një fazë përshpejtimi të jashtëzakonshëm” në përgjigje të transformimit të rendit ndërkombëtar.

Presidenti francez përsëriti rëndësinë që të dy vendet i kushtojnë konceptit të autonomisë strategjike, duke theksuar se ata ndajnë të njëjtin vizion, të mos “tërhiqen në konfliktet e një pakice”, por në vend të kësaj të ndjekin “një qasje partneriteti të hapur dhe të qartë”.

“Ne besojmë në tregtinë ndërkombëtare dhe hedhim poshtë metodat e shtrëngimit”, nënvizoi Macron.

Exit mobile version