Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Macron i jep shtetësinë franceze emigrantit hero

Macron i jep shtetësinë franceze emigrantit hero

Mamoudou Gassama, i riu nga Mali, i cili shpëtoi jetën e një fëmije të shtunën në Paris, do të marrë shtetësinë franceze dhe do të integrohet në shërbimin zjarrfikës, njoftoi presidenti Emmanuel Macron gjatë një interviste në Elysee.

“Të gjitha dokumentet do të legalizohen”, theksoi presidenti gjatë një bisede, të publikuar në faqen e rrjetit social “Facebook”, me malezin pa dokumenta, i cili shpëtoi një fëmijë katër vjeçar nga rrëzimi nga kati i katërt i një ndërtese në Paris.

Macron i kërkoi gjithashtu fillimin e procedurave për marrjen e shtetësisë, gjë që Gassama e pranoi.

Exit mobile version