Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Macron: Nuk dua që Ballkani të kthej kokën as nga Turqia e...

Macron: Nuk dua që Ballkani të kthej kokën as nga Turqia e as nga Rusia

Zgjerimi i unionit me vendet e Ballkanit Perëndimor u shndërrua në objekt debatesh mes kreut të Komisionit Europian Zhan Klod Junker dhe presidentit francez, Emanuel Makron, në Parlamentin Europian.

Junker mbështet anëtarësimin e shpejte te rajonit për të shmangur rikthimin e konflikteve të armatosura.

“Nuk jam naiv. I njoh vështirësitë dhe përpjekjet që vendet e Ballkanit duhet të bëjnë. E di që ka një nevojë për përmirësimin e disa pikave të performancës së disa shteteve të Ballkanit. Por nëse ne jua heqim perspektivën europiane këtyre vendeve në këtë rajon ultra të komplikuar dhe ndoshta duhet të them tragjik, ne rrezikojmë të rijetojmë evenimentet e 90. Nuk dua kthimin e luftës në Ballkan, ndaj ne duhet të përkrahim këtë perspektivë”, tha Junker.

Por për presidentin francez, Manuel Makron unioni nuk është gati për t’u zgjeruar, pasi ka dallime të theksuara mes anëtarëve aktualë. Makron thotë se nuk dëshiron që rajoni të kthejë sytë nga Turqia dhe Rusia, por fillimisht duhen rrafshuar dallimet mes anëtarëve aktuale.

“Dua t’i përgjigjem presidentit tê Komisionit Europian për Ballkanin  Dua të ndjekim dy linja, që për mua përkthejnë interesin tonë dhe pragmatizëm: Them Po, për të mbështetur perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor. Rreziku ynë strategjik është te shohim rajonin e Ballkanit të kthehet drejt Turqisë apo Rusisë. Apo të fundoset në ndasitë e tij. Pra, është themelore t’ju ofrojmë një perspektivë europiane dhe t’i angazhojmë për të arritur ambicien europiane  Por, unë do të mbështes zgjerimin e Bashkimit Europian vetëm pasi të bëhet thellimi  dhe reformimi i Bashkimit Europian. Pra, do doja që ambicien tonë t’a mbajmë në këto dy shina. Pra, nuk dua që Ballkani t’i kthejë sytë nga Turqia apo Rusia, por nuk dua një Europë që duke funksionuar vështirësisht me 27 apo 28 vende, të vendosë nesër që mund të ecim përpara me 32 apo 33 shtete me të njëjtat rregulla. Kjo s’është e vërtetë”, tha Macron.

Gjatë fjalës së tij në Parlamentin Europian, shefi i Elizesë bëri thirrje për më tepër integrim mes vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe rikthimin tek vlerat liberale përballë rrezikut të zhytjes në konservatorizëm.

Exit mobile version