Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Macron prezanton kabinetin qeveritar, mban premtimet e para

Macron prezanton kabinetin qeveritar, mban premtimet e para

Eshtë shpallur sot në Francë kabineti i parë qeveritar i pesëvjecarit të Emanyel Makron. Qeveria e kryeministrit Eduar Filip do ketë 23 ministra, 12 burra e 11 gra, një nga premtimet e fushatës presidenciale të Makron, ndërsa mosha mesatare e saj është 55 vjeç.

19 ministra dhe 4 sekretarët e shtetit të qeverisë së Édouard Philippe janë shpallur të mërkurën në orën 15.00 nga sekretari i përgjithshëm i Elysee.
Nuk kishte surpriza në përzgjedhjen e atyre që njihen si besnikë të presidentit Makron. Tre personalitete ishin zgjedhur nga partia MoDem, dy nga Republikanët, katër nga Partia Socialiste dhe dy nga Partia radikale e majtë. Mes të përzgjedhurve I pari që bie në sy është kryetari I Bashkisë së Lionit, Gérard Collomb, që ka marrë ministrinë e brendshme.
Centristi François Bayrou, partia “Modem” e të cilit ka mbështetur Makronin gjatë fushatës presidenciale, u emërua ministër i drejtësisë.
Richard Ferrand ministër i kohezionit territorial dhe Christophe Castaner do jetë sekretari I shtetit për marrëdhëniet me parlamentin dhe zëdhënës I qeverisë.
Midis personaliteteve të të djathtës së moderuar, Bruno Le Maire është emëruar ministër i ekonomisë, Gérald Darmanin, ministër i aksionit dhe llogarive publike. Centristja Sylvie Goulard është emëruar ministre e mbrojtjes.
Ndërsa nga të majtët, ministri në largim i Mbrojtjes, Jean-Yves Le Drian, dhe mik i ngushtë i ish presidentit François Hollande do jetë ministër për punët e jashtme dhe Europën.
Annick Girardin merr ministrinë e cështjeve të përtej detit. Së fundi, një figurë e njohur, ekologjisti  Nicolas Hulot emërohet ministër I Tranzicionit ekologjik, në rangun e një ministry shteti.
Nga 19 ministrat e kabinetit dhe 4 sekretaret e shtetit, 12 janë burra dhe 11 gra, një premtim i fushatës së Makron për barazi gjinore në qeveri. Mosha mesatare e ministrave është rreth 55 vjeç.
Kabineti I parë qeveritar do mblidhet të enjten në orën 11:00.

Exit mobile version