Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Macroni kërkon solidaritet me Italinë, Greqinë dhe Spanjën për refugjatët

Macroni kërkon solidaritet me Italinë, Greqinë dhe Spanjën për refugjatët

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka bërë thirrje për solidaritet me Italinë, Greqinë dhe Spanjën për numrin e madh të refugjatëve që po kalojnë Detin Mesdhe.

Macroni ka bërë thirrje për reagim të përbashkët evropian në shenjë përkrahjeje për shtetet që kanë pranuar shumicën e refugjatëve.

Macroni ka folur edhe me liderët e shteteve të Maltës, Kroacisë, Qipros, Greqisë, Italisë, Portugalisë, Sllovenisë dhe Spanjës.

Presidenti Macron ka kërkuar dialog me shtetet e Afrikës Veriore, si Tunizinë dhe Libinë me qëllim që të parandalohet trafikimi me njerëz.

Nën ligjet e BE-së, shtetet në të cilat arrijnë azilkërkuesit duhet të strehojnë ata teksa procesohet aplikimi i tyre.

Shtetet si Italia kanë pranuar më së shumti refugjatë dhe qendrat e strehimit janë të stërmbushura.

BE-ja gjithashtu i ka ofruar më shumë se 250 milionë për Tunizinë për të ndalur fluksin e refugjatëve.

Disa që kanë arritur në Gjermani kanë thënë se kanë paguar deri në 7 mijë euro për të hyrë në të zezën në shtetin gjerman.

Autoritetet gjatë javës së kaluar kanë gjetur më shumë se 100 sirianë të fshehur nëpër apartamente të ndryshme. /koha

Exit mobile version