Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Maduro dhe bashkëshortja e tij kapen nga forcat speciale amerikane, raportojnë media...

Maduro dhe bashkëshortja e tij kapen nga forcat speciale amerikane, raportojnë media amerikane

Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe bashkëshortja e tij janë kapur nga forcat speciale të ushtrisë amerikane, Delta Force, kanë bërë të ditur zyrtarë për CBS News, partneri amerikan i BBC-së.

Sipas raportimit, operacioni është kryer nga Delta Force, njësia elitare e ushtrisë së SHBA-së e specializuar në kundër-terrorizëm dhe operacione të nivelit të lartë. Detaje të mëtejshme mbi vendndodhjen, rrethanat e kapjes apo statusin aktual të Madurós nuk janë bërë ende publike.

Deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga Shtëpia e Bardhë apo nga autoritetet venezueliane, ndërsa lajmi ka shkaktuar reagime të menjëhershme dhe tronditje në arenën ndërkombëtare.

Ngjarja vjen mes përshkallëzimit të tensioneve mes Uashingtonit dhe Karakasit, pas raportimeve për shpërthime në kryeqytetin venezuelian dhe akuzave të qeverisë së Madurós për “agresion ushtarak” nga ana e SHBA-së.

Situata mbetet e paqartë dhe në zhvillim. /mesazhi

Exit mobile version