Ballina Sport Majlinda Kelmendi humbet në gjysmëfinale, ka shpresë për medalje

Majlinda Kelmendi humbet në gjysmëfinale, ka shpresë për medalje

Majlinda Kelmendi është eliminuar në gjysmëfinale të kampionatit botëror, që po mbahet në Tokio të Japonisë, kategoria -52 kg.

Kelmendi u mposht në gjysmëfinale nga xhudistja e talentuar japoneze, Uta Abe me ‘ippon’.

Të dy xhudistet patën nga dy ndëshkime, ndërsa në fund 19-vjeçarja arriti të triumfonte me ‘ippon’, shkruan lajmi.net.

Gjithsesi, Majlinda Kelmendi ka shansin që përmes repesazhit t’i sigurojë Kosovës medaljen e bronztë.

Ajo do të ndeshet me portugezen Joana Ramos në gjysmëfinalen e repesazhit.

Exit mobile version