Majlinda Kelmendi është operuar me sukses pas disa shqetësimeve të viteve të fundit që e kanë lënë jashtë në disa gara.
Xhudistja me famë botërore është operuar me shumë sukses gjatë ditës së premte.
Lajmin e ka dhënë trajneri i saj Driton Kuka përmes një postimi në “Facebook”.
“Majlinda sot pati një trajtim të vogël me sukses për problemin e Discus Hernia me Dr Igor Kocijançiq në Medicor Hospital në Izola!”, ka shkruar Kuka, raporton oranews.
Kelmendi mbetet sportistja me e suksesshme në Kosovë, me medaljen e saj të artë në Lojërat Olimpike në Rio dhe dhjetëra medalje të fituar.