Ballina Sport Majlinda Kelmendi sensacionale, mbërrin në gjysmëfinale

Majlinda Kelmendi sensacionale, mbërrin në gjysmëfinale

Majlinda Kelmendi ka arritur në gjysmëfinale të kampionatit botëror, që po mbahet në Tokio të Japonisë, kategoria -52 kg.

Kampionia Olimpike më herët shënoi dy fitore, ndërsa një e kaloi pa luftë, për t’u kualifikuar në çerekfinale, në një konkurrencë tejet të fortë.

Kelmendi mposhti në çerekfinale me ‘ippon’ kampionen e botës 2017 dhe nënkampionen e botës 2018, Ai Shishime për vetëm 11 sekonda, raporton lajmi.net.

Xhudistja numër një në raundin e dytë mposhti Lux Olvera të Meksikës, ndërsa në raundin e tretë polaken, Agata Perenc.

Në gjysmëfinale, 28-vjeçarja do të ndeshet me japonezen tjetër Uta Abe.

Exit mobile version