Ballina Auto Makina elektrike Xiaomi vjen në 2023

Makina elektrike Xiaomi vjen në 2023

Duke cituar njerëz të afërt me çështjen, Reuters raportoi se Xiaomi është në bisedime me Great Wall Motor për të prodhuar makina me brendin e saj.

Xiaomi ka në plan të prodhojë makina elektrike për masat. Prodhuesi Kinez i smartfonëve do të gjejë mbështetjen e kompanisë Great Wall Motor për prodhimin e makinave elektrike.

Por nuk është e vetmja kompania teknologjike që po synon këtë treg. Edhe Apple është duke zhvilluar makina elektrike me sistem vetëdrejtimi edhe pse lançimi i saj mund të marrë gjysëm dekade.

Duke cituar njerëz të afërt me çështjen, Reuters raportoi se Xiaomi është në bisedime me Great Wall Motor për të prodhuar makina me brendin e saj. Makinat elektrike do të shkojnë për masat njëlloj si smartfonët apo produktet e tjera elektronike.

Përveç ofrimit të burimeve prodhuese për Xiaomi, Great Wall Motor gjithashtu do të ofrojë mbështetje inxhinierike për të përshpejtuar projektin. Makina e parë elektrike e Xiaomi mund të vijë në 2023 dhe mjeti do të integrohet me produkte të tjera të ekosistemit Xiaomi.

Partneriteti mes Xiaomi dhe Great Wall do të bëhet publik në javën e fundit të muajit Mars, konkretisht ditën e sotme kur kompania po mban një aktivitet në Kinë. /PCWorld

Exit mobile version