Ballina Auto Malajzia do të prodhojë automjet fluturues për transport publik dhe të mallrave

Malajzia do të prodhojë automjet fluturues për transport publik dhe të mallrave

Malajzia pritet të fillojë së shpejti prodhimin e një automjeti fluturues i cili do të përdoret ekskluzivisht për nevojat e transportit publik dhe transportit të mallrave, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri për Zhvillimin i Malajzisë, Ridvan Jusuf, tha në një konferencë për mediat në Kuala Lumpur se projekti i vendit të tij për prodhimin e një automjeti fluturues ka hasur në reagime shumë pozitive, si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij.

Ai tha se tashmë ka edhe kompani të interesuara për kryerjen e këtij lloji të transporti, për të shtuar se plani është që automjeti në fjalë të përdoret vetëm në transport publik dhe transportin e mallrave.

Siç bëri të ditur ministri Jusuf, projekti i një automjeti fluturues tashmë është i përpiluar dhe pritet të prezantohet në periudhën e ardhshme.

Exit mobile version