Kriza politike vijon prej disa muajsh në Malin e Zi dhe nëse i mandatuari për formimin e qeverisë së re Miodrag Lekiç nuk arrin që ta formojë atë, ai do të shqyrtojë mundësinë që t’i propozojë Kuvendit formimin e një qeverie teknike që do të përgatitej për zgjedhje.

Media malazeze “Vijesti“, shkruan se kryeministri në detyrë, Dritan Abazoviç mban ende qëndrimin e tij të mëparshëm se zgjidhja më e mirë është rindërtimi i kabinetit të tij, i cili do të funksiononte deri në zgjedhjet e rregulla parlamentare të vitit 2024.
Në bazë të dispozitave të reja të Ligjit për Presidentin, Lekiç ka marrë mandat nga Kuvendi për formimin e Qeverisë dhe afati për këtë është 16 marsi. /euronews