Ballina Video Klipe Mall për Isën… (me tekst)

Mall për Isën… (me tekst)

Mall për Isën…

Në odën e vjetër një kangë t’re e nisa
Qysh me knu kjo zemër, përballë nuk â Isa
Ma shumë digjet zemra se zjarmi n’oxhak

Se m’ka mbetë sharkia pa dostin n’konak

M’ka metë nji vend thatë, sa kur po ulem n’sofër
Qysh me knu pa ty Elifin e Vogël
Qysh me knu pa ty Elifin e Madh

Ah mor shoqi jem ti ma ban hallall

Qysh me ia thanë vetëm vajtimit t’Avdisë
S’po muj me i knu fjalët që i ke knu o Isë
Sa herë fjalëve t’tua, vëlla po u vjen reni

Nuk po t’lyp sall kanga, po t’lyp edhe veni

Cila dorë ia jep telave si ti hakun
E mur malli derën ti me ia shkel pragun
E mur malli zemrën “o Ali” me i thanë

Sharkinë e vetmume në mur ma ke lanë

Ah ditën e shtune, o mbas iqindisë
Kangën tonë të vjetër pa ty e kam nisë
E paska shkru Zoti këtë kangë me knu vetë

Qysh jem kanë n’dynja, ishalla n’ahiret!

Teksti: Fatmir Muja
Muzika: Hamëz Llapqeva
Orkestroi: Albrim Llapqeva
Videorealizimi: Blerim Gjinovci & Rexhep Ibrahimi
Montazhi: Xhevat Tahiri
Koordinatorë: Halil Halili & Bashkim Krapi
Ndihmoi: Arton Mazreku
Produced by Fatmir Muja & FM Production
©℗ FM Production & FM Network
Exit mobile version