Ballina Sport Futboll Mallorca fiton rreth 1,5 milion euro kompensim nga Vedat Muriqi

Mallorca fiton rreth 1,5 milion euro kompensim nga Vedat Muriqi

Vedat Muriqi është rikthyer në fushë për të luajtur pas dy muajve që mbeti i lënduar.

Sulmuesi kosovar u lëndua në ndeshjen me Përfaqësuesen e Kosovës ndaj Izraelit në fitoren 1-0 të Dardanëve ku edhe asistoi për golin e shënuar nga Milot Rashica.

Megjithatë lëndimi me Dardanët i kushtoi shumë Muriqit, pasi prizrenasi ka humbur plot 11 ndeshje me fanellën e Mallorcas mes kampionatit dhe Kupës së Spanjës.

E duke marrë parasysh se Muriqi qëndroi jashtë fushave për 73 ditë si i lënduar, Mallorca ka fituar një shumë të majme të parave si kompensim nga lëndimi i sulmuesit kosovar.

Marca ka njoftuar se FIFA do ta kompensojnë Mallorcën për këtë lëndim me shumën prej 1,376,716 milionë euro.

Sipas rregullores së FIFA-s, nëse lojtari lëndohet te Kombëtarja dhe mungon mbi 28 ditë te klubi i tij, atëherë shtëpia më e madhe e futbollit botëror e kompenson klubin e dëmtuar me nga 20,548 euro për çdo ditë që mungon futbollisti.

Kësisoj pa llogarit ditën e lëndimit deri në rikthimin në fushë, janë plot 67 ditë jo aktivitet për Vedat Muriqin dhe Mallorca do të fitoj rreth 1,5 milionë euro nga mungesa e Vedat Muriqit.

Gjithsesi sulmuesi kosovar u rikthye nga lëndimi këtë fundjavë ku luajti për 10 minuta në barazimin që Mallorca mori në udhëtim te Villarreali 1-1.

Exit mobile version