Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Malta njeh zyrtarisht shtetin e Palestinës

Malta njeh zyrtarisht shtetin e Palestinës

Kryeministri Robert Abela

Malta ka shpallur njohjen zyrtare të shtetit të Palestinës.
Kryeministri Robert Abela, në Konferencën e OKB-së për zgjidhjen me dy shtete në Nju Jork, deklaroi se Republika e Maltës është krenare të konfirmojë njohjen e Palestinës si shprehje e angazhimit për paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme.

Qeveria malteze theksoi se ky vendim e vendos Maltën në një grup gjithnjë e më të madh shtetesh që e shohin shtetësinë palestineze si themel për paqe të qëndrueshme.

Abela dënoi sulmet e Hamasit të 7 tetorit 2023, kërkoi lirimin e menjëhershëm të pengjeve dhe ndaljen e luftimeve në Gaza. Ai theksoi se Hamas nuk duhet të ketë asnjë rol në qeverinë e ardhshme palestineze, ndërsa bëri thirrje për zgjedhje të lira dhe të drejta.

Në fjalimin e tij, ai kërkoi gjithashtu fundin e menjëhershëm të sulmeve ndaj civilëve, ndalimin e zgjerimeve ilegale të kolonëve në Bregun Perëndimor dhe lejimin e ndihmave humanitare në Gaza.

Përveç Maltës, shtete si Andorra, Belgjika, Franca, Luksemburgu, Zelanda e Re dhe San Marino konfirmuan njohjen e Palestinës, ndërsa Australia, Kanadaja, Portugalia dhe Mbretëria e Bashkuar e bënë këtë më herët.

Exit mobile version