Manchester City ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në udhëtim ndaj Evertonit në kuadër të javës së 33-të në elitën e futbollit anglez.
Në minutën e 31-të vendasit patën një mundësi serioze për gol duke goditur shtyllën me anë të James Tarkoëskit.
Me të filluar pjesa e dytë ishin sërish vendasit ata të cilët patën një rast shënimi, duke rrezikuar në minutën e 48-të me Jarrad Branthëaite që u ndal nga Stefan Ortega.
Me të vetmin rast serioz në këtë takim, City ia doli të shënojë golin e epërsisë.
Po luhej minuta e 85-të kur Matheus Nunes bëri një super harkim tek Nico O’Reilly me këtë të fundit që realizoi për 1-0.
Për t’i shuar përfundimisht shpresat e vendasve për rezultat pozitiv u përkujdes Mateo Kovacic i cili në minutën e 92-të realizoi për 2-0.
Me këtë fitore City shkon në kuotën e 58 pikëve dhe ngjitet në pozitën e katërt në tabelë, ndërsa Evertoni renditet në pozitën e 13-të me 38 sosh.