Ballina Sport Futboll Man City fitore pa probleme ndaj Huddersfieldit

Man City fitore pa probleme ndaj Huddersfieldit

Manchester City ka arritur t’i marrë shumë lehtë tri pikë të reja. Manchester City e ka mposhtur Huddersfieldin me rezultat, 0:3. Golin e parë për ‘Qytetarët’ e shënoi Danilo në minutën e 18’-të, e që me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, raporton lajmi.net. Manchester City arriti t’i shënonte edhe dy gola të tjerë në pjesën e dytë me anë të Raheem Sterling (54’) dhe Leroy Sane (56’). Në këtë përballje, Florent Hadergjonaj ishte në stol, por që nuk u aktivizua fare në këtë humbje nga kampionët aktual të Premierligës. Pas kësaj xhiroje, Manchester City është në vendin e dytë me 56, katër më pak se Liverpool që është në vendin e parë.
Exit mobile version