Ballina Sport Futboll Man City nuk ndalet me fitore, mposht me rezultat të thellë Southampton

Man City nuk ndalet me fitore, mposht me rezultat të thellë Southampton

Manchester City ka fituar ndeshjen ndaj Southampton.

Kampioni në fuqi vazhdoi rrugën drejt fitores, pasi mposhti 3:0 Southampton.

Gjatë gjithë takimit skuadër më e mirë padyshim ishin vendasit, pasi përveç tri golave krijuan edhe raste të tjera.

Serinë e golave e hapi Joao Cancelo, i cili realizoi në minutën e 20`.

‘Citizens’ po kërkonin me ngulm edhe golin e dytë dhe e shënuan në minutën e 32` me anë të Phil Foden.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat komod 2:0 në favor të Cityt.

Në 45 minutat e tjerë ishin përsëri vendasit më kërkues.

Golin e tretë e realizuan në minutën e 49` pas një supergoli nga Riyad Mahrez.

Për rezultatin final u përkujdes kush tjetër pos sulmuesi i momentit Erling Haaland.

Në minutën e 65` norvegjezi realizoi, duke çuar në 15 numrin e golave në nëntë ndeshje sa ka me Cityn në Premier Ligë këtë sezon.

Pas kësaj fitore Man City merr përkohësisht pozitën e parë me 23 pikë, kurse Southampton ka shtatë në vendin e 16.

Exit mobile version