Skuadra e Manchester Unitedit nuk ka arritur më shumë se një pikë ndaj Fulhamit 1:1, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë në Premier League.
“Djajtë e Kuq” ishin të parët që shënuan gol me anë të Muniz (autogol).
Por, vendasit barazuan shifrat në 1:1 me golin e mesfushorit anglez, Smith-Rowe.
Kjo është pika e parë e ekipit të Amorim në sezonin e ri, pasi në ndeshjen e parë kishin pësuar humbje ndaj Arsenalit.
