Ballina Sport Futboll Man United shokon Parisin

Man United shokon Parisin

Manchester United është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pasi ka mposhtur PSG-në në “Parc des Princes” me rezultat 3 me 1.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer vinte në këtë ndeshje me epërsi 2-0 por anglezët rikthyen rezultatin.

Romelu Lukaku ishte në formë të jashtëzakonshme duke shënuar dy golat për “Djajtë e Kuq”.

Sulmuesi belg kaloi skuadrën e tij në epërsi që në minutën e dytë të ndeshjes.

PSG arriti të barazoj falë golit të Juan Bernat në minutën e 12-të të ndeshjes.

Golin e dytë Lukaku e shënoi në minutën e 30-të të ndeshjes.

Fitoren United ia solli Marcus Rashfor në minutën e katërt shtesë nga penalltia.

Exit mobile version