Ballina Sport Futboll Man United triumfon bindshëm në derbin ndaj Tottenham

Man United triumfon bindshëm në derbin ndaj Tottenham

Manchester United është këndellur pas disfatës turpëruese në fundjavën që lam pas ndaj Liverpoolit, për të triumfuar me rezultat 3-0 si mysafir ndaj Tottenham.

Sfidën e zhbllokoi Cristiano Ronaldo i cili realizoi një gol të bukur në minutën e 39-të, pas një asistimi të bukur nga Bruno Fernandes, gol me të cilin u mbyll 45-minutëshi i parë.

Në pjesën e dytë, United shënuan edhe dy gola të tjerë, fillimisht Cavani dyfishoi epërsinë në minutën e 64-të nga një asist i Ronaldos, gjersa për golin e tretë u përkujdes Marcur Rashford i cili realizoi në minutën e 87-të.

Për të parë golin e Rashford klikoni këtu – VIDEO

United mbyllin kështu një ecuri prej katër ndeshjeve radhazi pa fitore në Premier Ligë (3 humbje, 1 barazim), për t’u rikthyer te fitorja që tani i pozicionon ata në pozitën e pestë aktualisht me 17 pikë të mbledhura pas 10 xhirosh, gjersa Tottenham regjistron humbjen e dytë radhazi, për të qëndruar me 15 pikë në tabelë, e pozicionuar momentalisht në pozitën e tetë. 

Exit mobile version