Ballina Sport Futboll Manaj largohet nga Barcelona

Manaj largohet nga Barcelona

Rey Manaj do të rikthehet sërish në Itali.

Sulmuesi karrierën pritet ta vazhdojë në Serie A te Spezia, transmeton lajmi.net.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Spezia është shumë afër marrëveshjes me Barcelonën për huazimin e Manajt.

Futbollisti i Shqipërisë, shkëlqeu në ndeshjet para-sezonale me ‘Blaugranët’, megjithatë duket se ai nuk ka vend në formacion.

Rey pritet të ketë më shumë hapësira në Itali të shfaq potencialin e tij dhe të ndihmojë klubin në arritjen e objektivav me golat e tij.

Zyrtarizimi i kësaj marrëveshje pritet të ndodh së shpejti.

Exit mobile version