Ilkay Gundogan do të luajë sezonin e fundit me Manchester Cityn, pasi do t’i bashkohet Barcelonës.
Gundogan raportohet se ka pranuar të luajë për Barcën në dy sezonet e ardhshme, vendim që ka pasur shumë të bëjë edhe me familjen e tij, transmeton IndeksOnline.
Largimin e tij si duket e ka pranuar edhe Manchester City, i cili ka nisur të gjejë zëvendësuesin e tij.
Siç raporton “N1” nga Sarajeva, menaxherët e Kovacic (mesfusor i Chelsea-t) kanë udhëtuar drejt Londrës për të negociuar transferimin e tij te City.
Sipas saj Chelsea është e gatshme ta lërë të lir Kovaçivin për një shumë prej 30 milionë euro.
