Ballina Sport Futboll Manchester City mbetët një pikë mbrapa Arsenalit

Manchester City mbetët një pikë mbrapa Arsenalit

Skuadra e Mancheser Cityt ka shënuar fitore 0:2 ndaj Nottingham Forest, në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të në Premier League.

Qysh në pjesën e parë, “citizën” shënoi me anë të mbrojtësit, Jasko Gvardiol.

Në pjesën e dytë, Pep Guardiola futi në lojë sulmuesin norvegjez, Erling Haaland.

Ishte pikërisht Haaland ai që shënoi në minutën e 71’të për t’ia dhuruar fitoren skuadrës së tij.

Me këto tri pikë, City shkon në kuotën e 79 pikëve në pozitën e dytë, një më pak se lideri Arsenali – por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Exit mobile version