Ballina Sport Futboll Manchester United mposhtet edhe nga West Ham

Manchester United mposhtet edhe nga West Ham

Manchester United ka vazhduar me formë jo konsistente edhe këtë edicion të Premierligës.

Në javën e gjashtë, ‘Djajtë e Kuq’ janë mposhtur në udhëtim te West Ham me rezultat 2-0.

Pjesa e parë i takoi vendasve me Andriy Yarmolenkon (44’) që shënoi golin e epërsisë.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer u mundua të reagonte, por mori goditjen finale 6 minuta para fundit kur Aaron Cresswell (84’) me një super gol vulosi rezultatin 2-0.

West Ham me 11 pikë renditet në vendin e katërt, kurse Man Utd me 8 pikë në vendin e tetë.

Exit mobile version