Manchester United ka shënuar fitore me rezultat 3-0 ndaj Bournemouth në kuadër të javës së 17-të të Ligës Premier.
Pas një dominimi në start, nuk vonoi dhe erdhi edhe goli i parë në ndeshje.
Zhvillohej minuta e 23-të, kur Christian Eriksen asistoi te Casemiro i cili me një goditje të fortë nga brenda zonës shënoi për 1-0.
Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë, ndërsa edhe në të dytën vazhdoi dominimi i Djajve të Kuq.
Në minutën e 49-të erdhi edhe goli i dytë në ndeshje, kur Alejandro Garnacho asistoi te Luke Shaë i cili shënoi për 2-0.
Ndeshja u mbyll në minutën e 86-të, kur kombinimi mes Bruno Fernandes dhe Marcus Rashford u mbyll me gol për 3-0.
Manchester United ka 35 pikë dhe mban vendin e katërt në renditje, me pikë të barabarta me vendin e tretë që mbahet nga Newcastle.
