Ballina Lajmet Maqedoni e Veriut, numri i të infektuarve me COVID-19 tejkalon 14.000

Maqedoni e Veriut, numri i të infektuarve me COVID-19 tejkalon 14.000

Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 89 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve me këtë virus në vend në 14.004, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 7 persona tjerë kanë humbur jetën nga COVID-19. Me këtë, numri i përgjithshëm i viktimave të shkaktuara nga ky virus është rritur në 585.

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 215 pacientë të shëruar nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar nga ky virus në vend arrin në 10.722, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive me koronavirus është 2.697.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1.529 teste për COVID-19 ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 143.687 teste për COVID-19.

Exit mobile version