Ballina Lajmet Maqedoni, mbyllen për 14 ditë të gjitha çerdhet, shkollat dhe institucionet tjera...

Maqedoni, mbyllen për 14 ditë të gjitha çerdhet, shkollat dhe institucionet tjera arsimore

Pas rekomandimeve të Komisionit për sëmundje ngjitëse, Qeveria në mbledhjen e sotme vendosi që të mbyllë të gjitha çerdhet, shkollat dhe institucionet tjera arsimore. Kështu njoftoi në konferencën e sotme për shtyp, ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Të ndërpritet mësimi në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut përfshi edhe çerdhet, në 14 ditët e ardhshme, të lirohen punëtorët nga obligimet në këto institucione.  Një prind për fëmijë deri në moshën 10 vjeçare,  lirohet nga puna në 14 ditët e ardhshme. Ndërpritet mësimi në arsimin e lartë.
Ndërpriten tubimet publike me mbi 1000 pjesëmarrës në 14 ditët e ardhshëm”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.

“Ndalohet mbajtja e ndeshjeve sportive me publikë në 30 ditët e ardhshme, në territorin e gjithë shtetit”, tha Filipçe.

Exit mobile version