Ballina Lajmet Maqedonia e Veriut shënon rekord të vdekjeve një-ditore nga COVID-19

Maqedonia e Veriut shënon rekord të vdekjeve një-ditore nga COVID-19

Maqedonia e Veriut me 30 viktima të regjistruara brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar rekord tjetër të vdekjeve një-ditore nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Me këtë shifër numri i vdekjeve nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 1.186.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend janë regjistruar 947 raste të reja me COVID-19, duke e çuar në 41.222 numrin e përgjithshëm të të infektuarve me këtë virus.

Vendi po ashtu regjistroi 691 pacientë të tjerë të shëruar nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar është rritur në 24.920.

Autoritetet shëndetësore gjatë ditës së fundit kanë kryer 3.042 teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë kanë kryer gjithsej 275.934 teste.

Maqedonia e Veriut aktualisht ka 15.116 raste aktive me COVID-19.

Exit mobile version