Ballina Auto Marka e njohur gjermane me një model të ri AMG

Marka e njohur gjermane me një model të ri AMG

Vendosja e një motori aktual F1 në një hiperveturë legale nuk ishte e lehtë për Mercedes-AMG, por ata më në fund ia dolën.

Hipervetura One u prezantua në shtator të vitit 2017 dhe pas shumë pengesave inxhinierike, prodhimi i tij filloi në gusht të vitit 2022.

Kampioni i F1, Nico Rosberg e porositi një të tillë në vitin 2018, por iu desh të priste gjashtë vjet për ta marrë veturën.

Një video e re e publikuar së fundmi na e prezanton këtë model F1 për rrugë.

Sapo motori i tij të ndizet, AMG si vetura më e shpejtë e prodhimit në pistën gjermane Nürburgring bëhet jashtëzakonisht e zhurmshme.

CTO i Mercedes-AMG, Jochen Hermann, tha se marrja e duhur e softuerit ishte pjesa më sfiduese e procesit të zhvillimit.

Nga deklaratat e mëparshme të bëra nga përfaqësuesit e kompanisë, mësuam se ulja e shpejtësisë së motorit ishte gjithashtu një sfidë e madhe.

Hermann pranoi se AMG One ishte vetura më e ndërlikuar e zhvilluar në historinë e Mercedes dhe ai beson se nuk do të përsëritet kurrë.

Marka gjermane tashmë e ka përjashtuar mundësinë e prodhimit të një veture tjetër rrugore me motor F1 për shkak të rregullave të rrepta të emetimeve.

Siç raportohet, nga ky version do të shohim vetëm 275 njësi të prodhuara.

Exit mobile version