Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Marok, 22 të vdekur dhe 16 të plagosur pas shembjes së dy...

Marok, 22 të vdekur dhe 16 të plagosur pas shembjes së dy ndërtesave

Të paktën 22 persona humbën jetën dhe 16 të tjerë u plagosën kur dy ndërtesa banimi u shembën në veri të Marokut në orët e para të së mërkurës, transmeton Anadolu.

Kanali televiziv shtetëror maroken “Channel 2” raportoi se dy ndërtesa ngjitur, ku banonin tetë familje, u shembën të martën në mbrëmje në lagjen Mustakbel në rajonin Zuoagha në qytetin Fes.

Si pasojë e ngjarjes humbën jetën 22 persona dhe u plagosën 16 të tjerë.

Forcat e sigurisë dhe ekipet e mbrojtjes civile po vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit. Zona përreth ndërtesave të shembura është rrethuar për të parandaluar rrezik të mëtejshëm ndërsa banorët e ndërtesave fqinje janë evakuuar.

Ende nuk është bërë asnjë deklaratë zyrtare në lidhje me shkakun e shembjes.

Exit mobile version