Ballina Sport Futboll Maroku duhet të presë deri në shtator për ndeshje zyrtare

Maroku duhet të presë deri në shtator për ndeshje zyrtare

Përfaqësuesja e Marokut, që shkroi historinë në Kupën e Botës “Katari 2022”, do të duhet të presë deri në muajin shtator për ndeshjen e radhës zyrtare – një ndeshje kualifikuese për Kupën e Afrikës 2023 në Afrikën e Jugut. “Luanët e Atlasit”, të cilët muajin e kaluar u bënë gjysmëfinalistët e parë të Kupës së Botës nga Afrika, do të duhej të luanin dy herë me Zimbabvenë gjatë marsit në Kupën e Kombeve.

Por Zimbabve u ndalua nga gara kryesore e Kontinentit të Afrikës nga organi botëror FIFA për shkak të ndërhyrjes së Qeverisë në këtë sport. Kështu që, Maroku do të duhet të kënaqet me ndeshjet miqësore në pushimet ndërkombëtare të marsit dhe qershorit përpara se të vizitojë Afrikën e Jugut dhe të presë Liberinë midis 4-12 shtatorit në kuadër të Grupit K. Maroku kryeson tabelën me gjashtë pikë – maksimale – pasi mposhti Afrikën e Jugut (2:1) dhe Liberinë (2:0) qershorin e kaluar. Skuadrat që përfundojnë të parat dhe të dytat kualifikohen në finalet e turneut 2023 në Bregun e Fildishtë, të cilat janë shtyrë për në janar dhe shkurt 2024 për shkak të sezonit të shirave në Afrikën perëndimore.

Pavarësisht se është një nga përfaqësueset më të forta në kontinent për dekada, Maroku ka fituar Kupën e Afrikës vetëm një herë, në Etiopi 47 vjet më parë. Gjëja më e afërt që mbretëria afrikano-veriore erdhi që atëherë ishte humbja 2:1 nga Tunizia nikoqire në 2004 në ndeshjen finale. Walid Regragui, trajneri që organizoi fitoret ndaj Belgjikës, Spanjës dhe Portugalisë në turneun e Katarit përpara se të binte nga Franca në gjysmëfinale, pret të paktën një vend në katërshen e fundit në Kupën e ardhshme të Afrikës. Ai beson se Maroku mund ta arrijë këtë pas suksesit në Kupën e Botës.

“Ne duhet të jemi të paktën në gjysmëfinalet e Kupës së Afrikës 2023”, tha ish-mbrojtësi i Marokut për kanalin sportiv maroken “Arryadia”.

Madje, ai paralajmëroi se do të largohet nga Maroku nëse nuk përfundon në katër vendet e para.

“Nëse nuk shkoj në gjysmëfinale, do të largohem vetë”, shtoi 47-vjeçari i lindur në Francë, i cili u bë trajner i Marokut vetëm tre muaj para Kupës së Botës.

Katër ndeshjet e tjera kualifikuese afrikane për Katarin, Senegalin, Kamerunin, Ganën dhe Tunizinë, do të jenë gjatë muajit mars në kuadër të Kupës së Afrikës. Duke u përballur me të njëjtin kundërshtar në shtëpi dhe jashtë, kampioni në fuqi, Senegali do të takohet me Mozambikun. Kameruni do të përballet me Namibinë, Gana do të luajë kundër Angolwa dhe Tunizia ka punë me Libinë. Katari, Senegali, Kameruni, Gana dhe Tunizia u paraqitën në Botërorin e fundit, por nuk e patën suksesin e Marokut.

Me përjashtim të Senegalit që u eliminua në 1/8 e finales, ekipet e tjera u eliminuan në fazën e grupeve. Te Senegali kanë shpresë së ylli Sadio Mane do të rikuperohet me kohë për t’u përballur me Mozambikun pasi mungoi në Kupën e Botës shkaku i lëndimit që e pësoi te Bayern Munichu. Tunizia do të vazhdojë të drejtohet nga Jalel Kadri pasi federata e futbollit refuzoi dëshirën e tij për të dhënë dorëheqjen për shkak të dështimit për të arritur në rundin e dytë në Katar, megjithëse e përfunduan kampanjën me një fitore 1:0 ndaj kampiones së vitit 2018, Francës.

Exit mobile version