Zhvillimi i pazakontë në botën islame nga refuzimi i një firme dhe më pas nënshkrimi i saj
Në zhvillim i pazakontë ka ndodhur së fundi në diplomacinë e Lindjes së Mesme mes vendeve muslimane.
Ministri irakian i Transportit refuzoi të nënshkruante me homologun e tij turk marrëveshjen për “Projektin e Rrugës së Zhvillimit”, një nga projektet më të rëndësishme strategjike të Irakut, i cili synon të lidhë Portin e Madh të Al-Faë me Evropën përmes Turqisë.
Kryeministri irakian Al-Zaidi ndërhyri i habitur, duke i drejtuar publikisht një pyetje ministrit të Transportit:
“Pse nuk e nënshkrove marrëveshjen për Rrugën e Zhvillimit?”

Arsyeja pse nuk e firmosi, është sepse ministri është njeriu i Iranit në qeverinë irakene. Ky projekt e nxjerr Irakun nga varësia iraniane, duke e kthyer atë në sofrën e madhe të botës Arabe dhe Islame.
Projekti në fjalë tenton të zhvillojë ekonomitë e të dy vendeve muslimane, duke e bërë portin e vetëm të Irakut që ka dalje në Gjirin Persik, një port me rëndësi strategjike.
Mirëpo në fund, kryeministri Iraken Al Zeydi që ishte prezent e detyroi vartësin e tij që të nënshkruante.
Reagimet e komentuesve irakianë kaë qenë tepër të ashpra ndaj këtij ministri duke e konsideruar atë si tradhëtar të kombit.
Kujtojmë se Turqia po lëviz fuqishëm në Siri, Jordani, Irak dhe vendet e Gjirit, që të lidhë me ta marrëveshje bashkëpunimi ekonomik, si një hap ky drejt bashkimit te popujve muslimanë për të ndërtuar frontin e madh të lirisë së këtyre vendeve nga pushtimi sionist dhe ai persian(iranian). /tesheshi.com/