Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Masakër në SHBA, një grua vret 3 persona e plagos dy të...

Masakër në SHBA, një grua vret 3 persona e plagos dy të tjerë

Tre persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur në një incident me të shtëna në një qendër të shpërndarjes së një rrjeti farmacish “Rite Aid”, në kontenë Hartford, në Merilend të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Policia i ka kërkuar qytetarëve që të shmangin zonën e Perrimenit, ndërsa një zëdhënës i “Rite Aid” tha se zona ishte tashmë e sigurtë.

Nuk është ende i qartë identiteti i personit që ka hapur zjarr, por, sipas mediave lokale, bëhet fjalë për një grua që tashmë është vënë nën pranga.

Exit mobile version