Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Masakra në xhami në Egjipt, 85 të vdekur

Masakra në xhami në Egjipt, 85 të vdekur

Të paktën 85 persona kanë gjetur vdekjen të premten si pasojë e një sulmi me bombë ndaj një xhamie në gadishullin egjiptian të Sinait.

Ministria e Shëndetësisë së Egjiptit bëri me dije se të paktën 75 persona janë plagosur gjithashtu në këtë sulm duke shprehur shqetësimin për rritjen e numrit të viktimave.

Sulmi në Xhaminë Al-Rawdah, në qytezën Bir al-Abd të provincës Arish, u ndërmor gjatë falje së namazit të xhumasë.

Sipas dëshmitarëve okularë, terroristët hodhën bombë në mesin e besimtarëve dhe pastaj hapën zjarr kuturu.

Më herët, televizioni “Al-Arabiya” njoftoi se numri i të vdekurve dhe të plagosurve ishte të paktën 100.

Në vend u shpallën 3 ditë zie kombëtare.

Exit mobile version