Ballina Lajmet Kosovë MASHT hap konkurs për pranimin e 33 inspektorëve të arsimit

MASHT hap konkurs për pranimin e 33 inspektorëve të arsimit

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka hapur konkurs për pranimin e 33 inspektorëve të arsimit për 7 rajonet e Kosovës Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Ferizaj, Gjilan dhe Gjakovë.

Sipas njoftimit të MASHTI-it bëhet e ditur se afati për aplikim do të jetë deri më datë 5 maj 2024.

“Inspektorati i arsimit deri tani ka funksionuar me vetëm 26 inspektorë të cilët mbulojnë të gjitha Komunat e Republikës e Kosovës. Vendimi për shtimin e numrit të inspektorëve për 33, është hap i rëndësishëm në funksion të qëllimit tonë për rritjen e cilësisë në arsim”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, sipas MASHTI-it rekrutimi i inspektorëve do të bëhet sipas fushave të kurrikulës arsimore, për ti plotësuar vendet e lira.

Hapjen e këti konkursi dië më parë në Tëvë 1 e kishte paralajmëruar ministrja Nagavci.

Exit mobile version