Ballina Artikuj Maskuliniteti dhe feminiteti janë gjini; burrëria është cilësi.

Maskuliniteti dhe feminiteti janë gjini; burrëria është cilësi.

Hoxhë Halil Avdulli

Të qenët mashkull apo femër është një përbërje biologjike që të jep një shtysë instinktive.
Por burrëria (në kuptimin moral) nuk trashëgohet me gjene dhe nuk dhurohet nga hormonet. Ajo ndërtohet ditë pas dite, përmes vendimeve të forta dhe të vetëdijshme.
Maskuliniteti dhe feminiteti janë gjini; burrëria është cilësi.
Mashkulli apo femra mund të rrëzohet përballë tundimit të parë, duke e justifikuar veten me: “kjo është natyra ime”.
Por karakteri i vërtetë ka frena të brendshme: vlera, parime dhe vetëdije.
Të kesh fuqinë të thuash “jo” kur je në kulmin e dëshirës, duke e ditur se një kënaqësi e lehtë nuk i përshtatet dinjitetit dhe as besës tënde.
Ai që ia dorëzon timonin instinktit, bëhet mjet shkatërrimi për veten dhe për ata që i besojnë. Autoriteti i tij bie dhe vlera e tij zbehet në sytë e të tjerëve.
Fuqia jote nuk matet me numrin e atyre që mund të joshësh, por me shkallën e vetëkontrollit kur je vetëm, larg syve të botës.
Dallimi është si ai mes një zjarri që djeg një pyll dhe një zjarri të përmbajtur brenda një motori që prodhon energji të madhe.
Burri dhe gruaja, me intuitën e tyre, e ndiejnë këtë ndryshim: mund të tërhiqen për një çast nga njëri-tjetri, por qetësi dhe siguri gjejnë vetëm te njeriu me karakter.

Hoxhë Halil Avdulli

Exit mobile version