Rikompaktësim i qeverisë sipas linjës së saj negociuese.
Ky është qëllimi i kryeministres britanike, Theresa May në takimin e sotëm të qeverisë, përpara Këshillit Europian që do të zhvillohet të enjten, ku kryeministrja konservatore shpreson të rrëmbejë një marrëveshje mbi Brexit.
Duke folur dje në Dhomën e Komuneve, May përsëriti ajo e konsideron marrëveshjen me Brukselin “ende të arritshme”, duke theksuar edhe divergjencat e vazhdueshme në “disa pika serioze” të lidhura me çështjen e Irlandës së Veriut.
Orët e fundit kryeministrja ka filluar kontaktet me liderët e vendeve të BE duke parë në të njëjtën kohë të mbajë të bashkuar maxhorancën së bashku me anëtarët e saj të kabinetit.
May pati edhe takime të veçanta me tetë ministra me peshë duke përfshirë Jeremy Hunt (ministër i Jashtëm), Dominic Raab (i Brexit) dhe Michael Gove (i Ambientit)./ ATSH-ANSA