Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Mbahet takimi Shqipëri-Kosovë-Kroaci për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

Mbahet takimi Shqipëri-Kosovë-Kroaci për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

Në Shqipëri është mbajtur takimi trepalësh mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, me fokus bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, transmeton Anadolu.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjenerallejtënant Arben Kingji, ka konfirmuar në rrjetet sociale se takimi në fjalë është mbajtur në Shkodër.

“Ka nisur takimi trilateral së bashku me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Kroacisë dhe Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, me fokus thellimin e bashkëpunimit ushtarak përmes planeve konkrete. Qëllimi i këtij takimi është forcimi i angazhimit dhe bashkërendimit ushtarak, në përputhje me marrëveshjen trilaterale të mbrojtjes mes vendeve tona”, ka shkruar Kingji.

Në mars të vitit të kaluar, Shqipëria, Kosova dhe Kroacia nënshkruan një deklaratë të përbashkët të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, i cili synon forcimin e aftësive mbrojtëse të tre vendeve, zhvillimin e industrisë dhe teknologjisë së mbrojtjes, si dhe përmirësimin e ndërveprimit ushtarak në rajon.

Exit mobile version