Ballina Lajmet Kosovë Mbetje të predhave minahedhëse gjenden në një arë në Rahovec

Mbetje të predhave minahedhëse gjenden në një arë në Rahovec

Një qytetar ka njoftuar Policinë për dy mjete të dyshimta të pashpërthyera-predha të minahedhësit.

Ai derisa po punonte në arën e tij në Rahovec ka vërejtur këto mjetë të dyshimta dhe ka lajmëruar rastin, transmeton Indeksonline.

Patrulla Policore ka lokalizua dhe sigurua  vendin e ngjarjes. Një ekip i “EOD-së” nga  FSK-ja, së bashku me një  ekip të KFOR-it –Amerikan,  kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë identifikua dy mjetet e dyshuara, është  konstatua se ato janë  mbetje të predhave të minahedhësit Tipi ,, D’’.

Pjesët e gjetura njësiti i “EOD-ës”  i kanë marrë me vete  duke mos pasur asnjë  problem./Indeksonline/

Exit mobile version