Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Mbi 1,000 viktima me koronavirus në Rusi

Mbi 1,000 viktima me koronavirus në Rusi

Rusia ka raportuar të shtunën 1,002 vdekje të lidhura me koronavirus, njëherësh shifrën më të lartë prej kur ka shpërthyer pandemia.

Rastet e reja me koronavirus, të konfirmuara më 24 orët e fundit, po ashtu kanë prekur rekordin duke arritur në 33,208, ka njoftuar task-forca për koronavirus.

Në total, task-forca ruse për koronavirus ka regjistruar mbi 7.9 milionë raste të konfirmuara dhe 222,315 vdekje – njëherësh shifrën më të lartë të viktimave në Evropë, dhe të pestën në botë.

Kremlini ka thënë se kësaj situate i ka kontribuar fushata e ngadalshme e vaksinimit, dhe ka shtuar thirrjet për imunizim.
Rusia ka qenë e shpejtë në krijim dhe lansimin e vaksinës Sputnik vitin e kaluar, dhe prej atëherë ka miratuar katër vaksina kundër këtij virusi.

Pavarësisht numrit në rritje të të infektuarve, Kremlini ka hedhur poshtë mundësinë e izolimit kombëtar.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka theksuar më 12 tetor, rëndësinë e vaksinimit masiv dhe u ka bërë thirrje ligjvënësve që të inkurajojnë popullsinë për të marrë vaksina.

Rreth një e treta e popullsisë – 43 milionë – është vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit, ka thënë kryeministri rus Mikhail Mishustin më 12 tetor. /rel

Exit mobile version